Pogba kërkon që Unitedi të reagojë kundër Man Cityt

PUBLIKUAR

Mesfushori u tregua i hapur për reporterët pas humbjes së pestë radhazi të Manchester United si mysafir. Ai thotë ekipit duhet të i vijë keq për futbollin që po luajnë.

Paul Pogba thotë që Manchester Unitedi duhet të iu kërkojë falje fansave të tyre për paraqitjen pas humbjes 4-0 nga Evertoni të dielën.

Humbja në Goodison Park, që është e pesta radhazi si mysafir për ‘’Djajtë e Kuq’’, ishte paraprirë nga një humbje 3-0 në “Camp Nou” nga Barcelona. Kjo edhe eliminoi Paul Pogbën dhe ekipin e tij nga Liga e Kampionëve.

United gjendet në pozitën e gjashtë në Premier Ligë, tri pikë larg vendit të katërt dhe kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën ata do të takohen me Manchester Cityn në derbin e madh anglez, dhe Pogba thotë që duhet një reagim pas humbjes turpëruese ndaj Evertonit.

“Do të doja të dija se çka shkoi keq në ndeshjen e fundit. Ishin detajet, dëshira. Ne folëm me trajnerin tonë për këtë çështje pas ndeshjes. Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj klubit të Evertonit, por mënyra se si ne luajtëm dhe performance ime është mungesë respekti në vete. Ne nuk respektuam vetveten, klubin dhe fansat.”, thotë mesfushori francez.

“Ajo çka ne bëmë në fushë është mungesë respekti për shokët e skuadrës, stafin, njerëzit dhe madje edhe për përgjegjësin e uniformave të klubit. Për të gjithë. E vetmja mënyrë që ne mund të tregojmë se na vjen keq është një reagim në ndeshjen tjetër dhe të japim gjithçka në fushë.”,shton tutje Pogba.

Komentet e tija vetëm sa mbështesin fjalët e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer i cili tha pas lojës se nuk e di nëse lojtarët e United e dinin vlerën e fanellës që ata veshin.

Pogba u pajtua me vlerësimet e trajnerit të tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...