Juventusi ka gati 85 milionë euro për Iscon

PUBLIKUAR

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Isco dhe gjatë verës përveç spanjollit, pritet të tjerë emra të zbresin në Torino.

Kampioni i Serie A do të hap sërish arkën në merkaton e verës, pas dështimit në Champions League.

Juventus po përgatitet të bëjë ofertë 85 milionë euro për mesfushorin e Real Madridit, Isco, raporton “Calciomercato”.

Isco nuk ka luajtur për Madridin për pjesën më të madhe të sezonit, por kthimi i  Zinedine Zidanes i ka ndihmuar spanjollit që rregullisht po luan me francezin.

Por, raportimet për transferimet e mundshme të Eden Hazard e Christian Eriksen gjatë verës, Isco ende mund të jetë duke e menduar largimin për të kërkuar më shumë minuta.

26-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013.

Ai ka bërë 271 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar 47 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...