Mourinho tregon se si mund të ndalet Ajaxi

PUBLIKUAR

Ajaxi e tronditi botën e futbollit me paraqitjet dhe rezultatet e siguruara në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, mirëpo ish-trajneri i shkarkuar i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, beson se ai e di mënyrën se si mund të ndalen holandezët.

Të martën, Ajaxi e shtoi Juventusin në listën e skuadrave që i ka eliminuar nga Liga e Kampionëve, bashkë me Real Madridin. Në këtë mënyrë, holandezët po i habisin të gjithë dhe tashmë kanë arritur në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me Tottenhamin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, suksese të tilla Ajaxi nuk kishte arritur para dy vjetëve, kur ishte përballur me Manchester Unitedin në finale të Europa League, ku u mposht me rezultat 2:0. Tani Jose Mourinho i ka këshilluar klubet e mbetura në Ligën e Kampionëve se si t’i huazojnë taktikat e tij.

“Ne ia japëm atyre ndeshjen në të cilën donin të luanin. Ata u ankuan për topat e gjatë, ata u ankuan për Marouane Fellainin, u ankuan edhe për fuqinë tonë fizike. Ata u ankuan sepse s’arritën të na përballojnë”, është shprehur Mourinho.

“Nëse luan kundër Ajaxit në mënyrën se si ata duan që ti të luash, ti rrezikon që ata të jenë më të mirë se ti. Nëse për shembull e shoh Ajaxin duke luajtur në finale kundër Barcelonës ose Liverpoolit, nëse arrijnë në finale, ata [Barcelona dhe Liverpooli] mund ta mposhtin duke u përqendruar te pikat e tyre të forta”.

“Por, kur cilësia nuk është në nivelin e duhur, ti duhet të varesh nga aspekti strategjik dhe të luash në atë mënyrë që ata nuk duan të luajnë”.

Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të “Djajve të kuq” më 18 dhjetor të vitit të kaluar, pas një ecurie shumë të dobët. Ai kishte qenë në krye të klubit anglez për dy sezone e gjysmë dhe në sezonin e parë i kishte fituar tri trofetë e vetme me ta, titullin e Europa League, League Cup dhe Community Shield. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...