Katër ekipe angleze n’gjysmëfinale të Europa League e Champions League pas 36 vjetësh

PUBLIKUAR

Dalëngadalë futbolli anglez ka nisur të dominojë në Evropë. Këtë më së miri e tregon edhe arritja e tyre në garat evropiane këtë edicion.

Prej 8 ekipeve në gjysmëfinale të Europa League dhe Champions League, katër janë angleze, dy spanjolle, një nga Gjermania dhe një nga Holanda, raporton Gazeta Express.

Arsenali e Chelsea janë kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League, kurse Liverpooli dhe Tottenhami në gjysmëfinale të Champions League.

Kjo është hera e parë pas 36 vjetësh që katër skuadra të Anglisë kualifikohen në gjysmëfinale të Kupave Evropiane.

Në sezonin 1983/84, ishin kualifikuar Liverpooli, Tottenhami, Manchester United dhe Nottingham Forest. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...