Haradinaj: Ka ndryshime në Samitin e Berlinit, e kanë ndërru dinamiken

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Kryeminitri Ramush Haradinaj thotë se ka ndryshime kësaj radhe në frymën e Samitit të Berlinit, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj në konferencën për media e pranon se ka ndryshime në dinamikën e Samitit të Berlinit, marrë parasysh deklarimet dhe shkrimet që po bëhen para këtij takimi.

“Është një ndryshim substancial thirrja në samitin e Berlinit. E kanë ndërru dinamikën. Hetohet në ecje me qëndrime. Kemi pa shkrime në media me renome botërore, në deklarime po ashtu. Nuk duhet të marrim diçka si përfundimtare. Kjo është një energji e re që po ndodh në prag të Samitit. Nuk mendoj që është një konkluzë finale. Janë qëndrimet, mendimet që po jepen”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se marrëveshja me Serbinë duhet të bëhet vetëm me njohje reciproke dhe me rivendosjen e raporteve ekonomike. Sipas tij, vetë pajtimi me Serbinë është kompromis për Kosovën.

“Kam bërë thirrje që të ndodh pajtimi. Pajtimi është kompromis për Kosovën. Pajtimi është njohja reciproke me kufijtë ekzistues dhe rivendosja e raporteve ekonomike. Nëse ndodh pajtimi e shoh kështu, nuk e shoh ndryshe”, ka thënë Haradinaj. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...