Zgjedhjet në veri, aplikon vetëm PDK-ja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Ndonëse sot është afati i fundit për partitë politike që të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhjet për katër kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, deri dje në orën 18:00 vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka aplikuar për certifikim. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur për “Zërin” se deri sot në mesnatë është afati i fundit për aplikim dhe se brenda KQZ-së do të diskutohet nëse do të ketë nevojë për afat shtesë. “Deri të enjten në mesnatë është afati i fundit për aplikim dhe do të shohim se sa parti politike do të aplikojnë, pastaj do të diskutojmë çka do të ndërmarrim, pra nëse do të duhet afat shtesë ose jo”, ka thënë Daka, shkruan Gazeta “Zëri”.

Njohës të çështjeve politike konsiderojnë se aplikimi me vonesë për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri është praktikë e mëhershme e partive politike serbe dhe se një gjë e tillë ka edhe tendenca frikëndjellëse prej Listës Serbe për ata që nuk janë pjesë e saj.

Pas dorëheqjeve të katër kryetarëve serbë të Mitrovicës së Veriut, Leposaqviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen më 19 maj 2019.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...