Konfirmohen çiftet e gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve, ja datat kur do të zhvillohen ndeshjet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve tashmë janë konfirmuar pasi Tottenhami dhe Liverpooli iu bashkuan Ajaxin në mesin e katër skuadrave të fundit në këtë garë.

Barcelona ishte gjysmëfinalisti i parë pas një triumfi mbresëlënës ndaj Manchester Unitedit me rezultat të përgjithshëm 4:0 pas dy ndeshjeve, derisa Ajaxi e tronditi Juventusin e Cristiano Ronaldos duke e mundur 3:2 pas dy ndeshjeve, raporton Gazeta Express.

Tottenhami kompletoi kalimin në gjysmëfinale të mërkurën falë golave si mysafir pas një ndeshjeje dramatike dhe të pabesueshme në Etihad, të cilën e humbi 4:3 ndaj Manchester City, me ndeshjen e parë që e kishte fituar 1:0 në shtëpi.

Liverpooli, ndërkohë, kaloi në gjysmëfinale pasi e shkatërroi Porton 6:1 pas dy ndeshjeve.

Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit pas një jave. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...