Trajneri i Portos: Liverpooli është ekipi më i mirë në botë… nganjëherë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, është i emocionuar për ndeshjen kundër Liverpoolit, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, pasi që beson se kundërshtari i skuadrës së tij është nganjëherë më i miri në botë.

Lideri aktual i Premierligës, Liverpooli, triumfoi me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë kundër Portos dhe është favorit për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku kundërshtar do ta ketë Barcelonën, transmeton Gazeta Express.

Porto kishte pësuar disfatë me rezultat 5:0 në shtëpi në ndeshjen e sezonit të kaluar kundër skuadrës së Jurgen Kloppit, në fazën e 1/8 të finales. Klubi portugez nuk ka arritur asnjëherë ta përmbysë rezultatin pas disfatës prej dy golash në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

Conceicao e pranon se ata do të përballen me një test të vështirë, por është i emocionuar që e ka mundësinë të përballen drejtpërdrejt edhe një herë me pesë-herë kampionin evropian.

“Nuk ka motivim më të madh sesa të garosh në çerekfinale dhe ta arrish një përmbysje historike të rezultatit. Më pëlqen mënyra se si luan Liverpooli. Nganjëherë, Liverpooli është ekipi më i mirë në botë”, është shprehur Conceicao.

“Stafi teknik do ta përgatisë planin për ndeshjen dhe pastaj u përket lojtarëve që ta përdorin atë në fushë. Ata janë përgjegjës për çdo gjë të mirë që ka ndodhur deri më tani”,

“Ne duhet të punojmë në organizimin defansiv dhe jemi 100 për qind të përqendruar dhe të vetëdijshëm se çfarë po bën kundërshtari ynë. Nuk është e vështirë ta analizosh Liverpoolit, është e vështirë t’i kundërsulmosh sepse ata kanë shumë cilësi individuale dhe kolektive. Ata janë të mrekullueshëm”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...