Fillon Serie A, kush e fiton titullin?

PUBLIKUAR

Seria A, është kampionati i radhës që do të startojë sot pasdite.

Elita e futbollit italian është njëri nga kampionatet më të forta në Evropë, dhe kjo ligë edhe në sezonin e ri pritet të jetë interesante, madje, këtë herë duket se do të jetë më e fortë se sezonin e kaluar për shkak të përforcimeve që kanë bërë disa klube përfshirë klubet e mëdha si Juventus, Inter, Milan e Roma, skuadra këto që sipas të gjitha gjasave do ta kenë fjalën kryesore në edicionin e ri.

Sezoni i ri në Seria A do të nis me përballjen mes Hellas Veronas dhe Romës, takim ky që luhet sot pasdite nga ora 18:00.

Ndërkaq, kampioni në fuqi, Juventusi, sezonin e ri do ta nisë në “Juventus Stadium”, kundër Udinese, ndërkaq, Inter dhe Milan luajnë kundër Atalantës përkatësisht Fiorentinës. /Telegrafi/

Të shtunën takohen:

(18.00) Hellas Vérona – AS Roma

(20.45) Lazio Roma – Bolonja

Të dielën takohen:

(18.00) Juventus – Udinese

(20.45) Empoli – Chievo Vérona

Fiorentina – AC Milan

Frosinone – Torino

Inter Milano – Atalanta Bergamo

Palermo – Genoa

Sampdoria – Carpi

Sassuolo – Napoli

 

/Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...