Salah: Katër fitore dhe e fitojmë titullin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Liverpooli do të shpallet kampion nëse i fiton katër ndeshjet e fundit të Premierligës, sipas Mohamed Salah.

Të kuqtë u rikthyen në krye të ligës pas fitores 2:0 në shtëpi kundër Chelseat të dielën, transmeton Gazeta Express.

Kampioni në fuqi, Manchester City, ngel dy pikë prapa, por me një ndeshje më pak të zhvilluar se skuadra e Jurgen Klopp, në një garë të ngushtë për titull.

Ndër pesë ndeshjet e mbetura të City, është edhe derbi me Manchester Unitedin në Old Trafford më 24 prill.

Liverpooli, në anën tjetër, në letër do të ketë kundërshtarë shumë më të lehtë se City, pasi do të përballet me Cardiff City dhe Newcastle Unitedin në udhëtim dhe Huddersfield Town dhe Wolves në shtëpi.

Dhe Salah, i cili shënoi një gol sensacional në triumfin ndaj Chelseat, ndien se këto katër ndeshje do të mjaftonin që Liverpooli ta fitojë titullin e parë në epokën e Premierligës.

“Sipas mendimin tim, po”, tha Salah për Sky Sport kur u pyet nëse mendon se katër fitore do të mjaftonin për ta mposhtur Cityn në garë për titull.

“Duhet të përqendrohemi në ndeshjet tona. Shpresojmë se City do të humbasë pikë. Për mua Premierliga është më e rëndësishmja”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...