Kosova po zbrazet, deputetët e Qeveria me duar në xhepa

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Më datën 11 prill të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me ikjen masive të të rinjve nga Kosova. Megjithatë për shkak të mungesës së kuorumit ata nuk arritën as të votojnë një rezolutë në lidhje me këtë çështje. E për ikjen e të rinjve një zgjidhje urgjente nuk e ka paraparë as Qeveria e Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri” 

Ndonëse po vlerësohet që Kosova po zbrazet nga qytetarët të cilët në mënyrë legale po shkojnë në shtetet tjera për një jetë më të mirë, as deputetët e Kuvendit të Kosovës e as qeveria “Haradinaj” nuk kanë marrë masa urgjente të ndalet fluksi i madh i të rinjve që po ikin nga vendi.

Deputetët e Kosovës, të cilët më datën 11 prill të këtij viti u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me migrimin e të rinjve, nuk arritën as të hedhin në votim një rezolutë për këtë çështje, ndërsa edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka parë si të pamundur një zgjidhje urgjente për këtë, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Analistë politikë në vend i kanë vlerësuar si të papranueshme deklaratat se nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë për ikjen e të rinjve, derisa kanë thënë se Qeveria duhet të ketë një vizion për zhvillimin e vendit.

Derisa janë shprehur të shqetësuar se qytetarët po ikin nga Kosova, deputetë nga opozita kanë thënë se Qeveria nuk ka marrë veprime për të zhvilluar vendin.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...