SHSKUK thotë se ka filluar përmirësimi i furnizimit me barna

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) njofton se, pas bartjes së buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek  SHSKUK, ka ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues, duke iniciuar procedura rekorde të prokurimit për shumë artikuj.

Siç njofton SHSKUK, janë procedurat e prokurimit, të bazuara në Ligjin për prokurim publik që institucioni është i obliguar t’u përmbahet.

“SHSKUK, ka filluar edhe procedurat për blerje emergjente deri në nënshkrim të kontratave të reja. Me disa nga artikujt veç jemi furnizuar në fundjavë, siç janë dorezat, shiringat, përderisa në fillim javës do të ketë furnizim edhe për shumë artikuj tjerë emergjent”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se “janë marrë hapa konkret dhe përmes blerjes emergjente të sigurohen artikujt në fjalë. Artikujt janë siguruar  me blerje emergjente deri në lidhjen dhe zbatimin e kontratave që janë iniciuar”.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...