Rashica është futbollisti më i shpejtë i Bremenit, ja sa kilometra në orë vrapon ai

PUBLIKUAR

Milot Rashica është futbollisti më i shpejtë në skuadrën e tij Werder Bremen, sipas të dhënave zyrtare të ligës elitare gjermane, Bundesligës.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, arrin shpejtësinë maksimale 34.1 km/h, sipas Bundesligës, që e bën atë futbollistin më të shpejtë të skuadrës së Bremenit, dhe ndër më të shpejtit në Bundesligë, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti më i shpejtë në Bundesligë këtë sezon është Achraf Hakimi i Borussia Dortmundit (35.25 km/h).

Ndërkohë, këta janë pesë futbollistë më të shpejtë në Bundesligë këtë vit:

Përtej shpejtësisë, anësori kosovar është duke bërë një pjesë të dytë mbresëlënëse të sezonit të tij debutues në ligën gjermane.

Pas një fillimi të vështirë pas transferimit nga Vitesse në Bremen verën e kaluar, Rashica i tejkaloi problemet dhe u përshtat shumë mirë me futbollin gjerman, duke u bërë lojtari më i mirë i Bremenit në vitin 2019.

Në 21 paraqitje në Bundesligë në fanellën e Bremenit, 22-vjeçari i ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. Ndërsa, në Kupën e Gjermanisë, kosovari i ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje, duke i ndihmuar skuadrës ta arrijë gjysmëfinale, ku e pret Bayern Munichu.

Pas Max Kruse, i cili ka 11 gola dhe 14 asiste në të gjitha garat, Rashica është futbollisti i dytë më efikas i Bremenit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...