Në qershor mund të priten protesta masive

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, në një intervistë dhënë arbresh.info, ka treguar se tubimet nëpër komunat e Kosovës janë duke rezultuar të suksesshme.

Ndonëse nuk jepe datë zyrtare, thotë se qershori mund të jetë muaji i protestave masive në Kosovë.

“Ne kemi nisur angazhimin tonë në teren dhe jemi duke biseduar më qytetarët nëpër komuna dhe fshatra, jemi duke u angazhuar që të kemi sa më shumë qytetarë në protestën e ardhshme, kjo protestë   do të mbahet kundër Pan hajnisë. Po shohim dëshpërim të madh të qytetarët.  Qeveria aktuale që nga momenti i pazareve më Radoiçiqin dhe mese vete, kemi ditur se kjo qeverisje do të jetë qeveri e skandaleve dhe qysh në fillim zotëri Haradinaj ka thënë se do të këtë qeverisje për veti. Ne e kemi parë se këta s’kanë ndërgjegjeje, e as moral dhe nuk do të ndalemi deri sa qeveria të shkojë në shpi. Tentimi  i parë do të jetë përmes mocionit dhe pastaj përmes protestës. Nuk e dimë saktë ditën dhe orën kur do të kemi protesta por nuk do të shkojnë  larg. Pra, do të bëhet protesta shumë afër këtyre muajve. Ne s’do të ndalemi vetëm më një protestë, por do të vazhdojmë”.

Haxhiu, ka treguar se për ketë ende se kanë mbështetjen e partisë tjetër opozitare LDK. Ndërsa nuk e mohon se për protesta kanë diskutuar dy krerët e këtyre dy partive.

“20 vite pas lufte është për keqardhje se si Qeveria s’ka bërë zhvillim për vendin. Në takimet e Albin Kurtit dhe Isa Mustafa kanë biseduar edhe për organizimet e protestave, por ne jemi dy parti të ndryshme dhe aktualisht s’ka mbështetje të këtyre organizimeve, ata prapë se prapë s’i kundërshtojnë”.

E për mocionin për rrëzimin e qeverisë, deputetja Haxhiu, thotë se nuk mund të llogarisin edhe në votat e partnerëve të koalicionit.

Sipas saj, ndonëse ka thyerje brenda koalicionit, partnerët prapë se prapë bëhen bashkë për korrupsion.

“Këtë koalicion e bënë bashkë korrupsioni. Këta mund të kenë dallime në veprime, por i bën bashkë korrupsioni. Ka probleme mes koalicionit, dhe e di që do të jetë sfida për t’i realizuar 61 numra për rrëzimin  qeverisë. Ne do të veprojmë edhe ne Kuvendni e Kosovës përveç aktiviteteve që do t’i kem në sheshet e vendit”.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...