Dustin Poirier e rreh Max Holloway në një meç dramatik në Atlanta

PUBLIKUAR

Dustin Poirier e ka mposhtur kampionin botëror në kategorinë e lehtë Max Holloway, duke e fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë e lehtë në UFC, të shtunën në Atlanta të SHBA-së.

Të tre gjyqtarët votuan në favor të Poirier 49-46, duke i dhënë fund ecurisë së Holloway prej 13 fitoreve radhazi dhe si i pamposhtur në pesë vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.

“Është ndjenjë e mahnitshme. Ndihem si në ëndërr tani”, tha Poirier pas meçit.

Amerikani Poirier nuk ishte futur në kafaz që prej fitores ndaj Eddie Alvarez në korrik të vitit të kaluar, pasi ishte tërhequr nga meçi me Nate Diaz në nëntor për shkak të një lëndimi në ije.

Të shtunën, ai bëri njërën prej paraqitjeve më të mira në karrierën e tij, duke e mposhtur Holloway në pesë runde dërrmuese. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...