Rr.2 Korriku, Lipjan, Për shkak të disa problemeve familjare ne mes vete njëri nga të dyshuarit me veturën e tij ka goditur veturën e viktimës me qrast ka filluar edhe konflikti verbal dhe fizik. Njësiti policor ka arrestuar pese te dyshuar ndërsa gjate kontrollit te veturave, pronë e njërit nga te dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një revole Ekol Special 99 e cal. 9 mm me një karikator dhe tre fishek. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura. Me urdhër te prokurorit njeri prej te dyshuarve dërgohet ne mbajtje ndërsa te dyshuarit e tjerë lirohen.


