Pochettino: “Kane mund të rikthehet me kohë për finalen e Champions League”

PUBLIKUAR

Kapiteni mund të rikuperohet dhe të rikthehet në fushë dhe të luajë edhe njëherë këtë sezon nëse Tottenhami kualifikohet n’finale të Champions League.

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, duhet të mundohet t’ia dalë për pjesën e mbetur të sezonit pa sulmuesin dhe lojtarin kryesor të skuadrës, Harry Kane.

Sulmuesi u lëndua në Champions League ditë më parë kundër Manchester City dhe tani trajneri argjentinas i “Spurs” ka njoftuar se kapiteni mund të rikuperohet dhe të rikthehet në fushë dhe të luajë edhe njëherë këtë sezon, vetëm nëse skuadra e Tottenham do të arrijë në finalen e Champions League.

Tottenham ka një rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë, pasi e mundi 1-0 Manchester Cityn.

“Kane po vuan një dëmtim të ngjashëm me atë të pësuar në ndeshjen kundër Manchester United. Në atë rast ai pati nevojë për 5 javë për tu rikthyer, kështu këtë herë them se mund të rikthehet me kohë për finalen e Champions League”, deklaroi Pochettino, i cili beson se skuadra e tij mund të bëjë gjëra të mira këtë sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...