Carlos Tevez ka thënë se nuk do të luante për Argjentinën nëse do të përballej me kritikat që përballet Lionel Messi nga vendlindja e tij.
Ylli i Barcelonës u kritikua shumë për formën e treguar me kombëtaren e tij në Copa America, derisa Diego Maradona dhe trajneri Tata Martino vunë në dyshim dëshirën e Messit për të luajtur me përfaqësuesen argjentinase.
“Po të isha si Messi dhe të dëgjoja gjitha kritikat që ka ai, unë do t’i thosha Argjentinës shko në ferr”, ka thënë Tevez.
“Ju mund ta kritikoni një lojtar që nuk luan mirë, por ju nuk mund të dilni dhe ta kritikoni atë për gjërat që bën jashtë futbollit, thjesht nuk mundeni”. /TEeegrafi/


