750 milionë paund, Liverpool gati të firmosë kontratën e re

PUBLIKUAR

Liverpool është duke mbyllur një marrëveshje të fuqishme me kompaninë e veshjeve “Nike”, duke qenë se në fund të sezonit 2019-2020 i mbaron kontrata me sponsorin amerikan “New Balance”.

Aktualisht Liverpool fiton 45 milionë paund nga kontrata me sponsorin e lartpërmendur. Ndërkohë që marrëveshja e re që pritet të firmoset së shpejti kap shifrën e 750 milionë paund në total, e njëjtë me atë që përfiton Manchester United nga “Nike”, sipas rrjetit informativ “ESPN”.

Gjithsesi “New Balance” ka në kontratë një pikë që e lejon të zgjasë kontratën me “Reds” nëse e barazon ofertën e kompanive rivale. Kjo nuk pritet të ndodhë dhe Liverpool është në hapat e fundit të negocimit për t’u veshur nga “Nike” me kontratë 750 milionë, ose më shumë, thjesht sa për të kaluar United.

Aktualisht Barcelona është klubi që përfiton më shumë, plot 100 milionë paund nga “Nike”, kontratë që e firmosi në vitin 2018, kur parakaloi marrëveshjen e Real Madridit me “Adidas”, me vlerë 98 milionë paund. /Telesport/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...