Messi ka tri herë më shumë gjasa sesa Ronaldo ta fitojë Championsin këtë sezon

PUBLIKUAR

Liga e Kampionëve është duke ardhur drejt fundit dhe pjesa finale e kësaj gare pritet të jetë shumë emocionuese.

Shorti i çerekfinaleve muajin e kaluar i solli disa ndeshje mjaft interesante. Tottenhami u përball Manchester Cityn, ndërsa Barcelona me Manchester Unitedin, transmeton Gazeta Express.

Tani që Real Madridi është eliminuar dhe janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale (Tottenham 1:0 Manchester City, Liverpool 2:0 Porto, Manchester United 0:1 Barcelona, Ajax 1;1 Juventus), ESPN i ka publikuar gjasat e secilit klub për ta fituar titullin.

Kush do ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve? Superkompjuteri i ESPN, Indeksi i Fuqisë në Sport, i ka parashikuar gjasat e secilit klub për ta fituar titullin dhe Liverpooli e kryeson këtë listë, ndërsa skuadra e Lionel Messit ka tri herë më shumë gjasa për të triumfuar sesa ajo e Cristiano Ronaldos.

Indeksi i Fuqisë në Sport është një sistem i vlerësimit ndërkombëtar të klubeve, i dizajnuar për ta përfaqësuar në mënyrën më të mirë nivelin aktual të përgjithshëm të një skuadre. Ky indeks i parashikon sukseset që mund t’i ketë një skuadër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...