Shaqiri s’ka luajtur për Liverpoolin që kur kapiteni u zemërua që Kloppi e zëvendësoi me shqiptarin

PUBLIKUAR

Gjatë kohës së fundit, Xherdan Shaqiri nuk ka luajtur për Liverpoolit as gjatë minutave të fundit të lojës dhe tani disa persona besojnë se e kanë gjetur arsyen pse po ndodh një gjë e tillë.

Hera e fundit që Xherdan Shaqiri ishte titullar për Liverpoolit ishte në janar të këtij viti dhe që nga ajo ndeshje ai ka luajtur vetëm 18 minuta, në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, më 24 shkurt, raporton Gazeta Express.

Ndeshja përfundoi baras, mirë trajneri Jurgen Klopp tentoi ta ndryshojë rrjedhën e saj duke e zëvendësuar Jordan Hendersonin me Shaqirin. Mirëpo, kapiteni i Liverpoolit nuk ishte aspak i kënaqur që u zëvendësua.

Ai e injoroi edhe Shaqirin edhe trajnerin, por i duartrokiti tifozët e pranishëm në “Old Trafford”. Trajneri dhe Hendersoni filluan të debatojnë pas këtij incidenti, mirëpo sipas The Mirror, debati vazhdoi edhe në zhveshtore.

Embedded video

J.J.Claffey 🧠 P.R.I.D.E Psychology 🧠@JamesJClaffey

Great example of how much Jurgen Klopp cares about team culture. Club captain walks by him without shaking his hand when subbed

Easy thing to do-allow him sit down+fine him later.He confronts him straight away so that it isn’t seen as “acceptable”

Brillant by Klopp
👏

2,036 people are talking about this

Mungesa e rregullt e Shaqirit në skuadrën e Liverpoolit gjatë muajve të fundit i ka lënë shumë tifozë të habitur, pasi 27-vjeçari e kishte filluar për mrekulli karrierën e tij në Anfield.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka qenë titullar në 11 nga 21 paraqitjet e tij për Jurgen Kloppin, mirëpo gjatë kohës së fundit ai nuk është inkuadruar në lojë as nga banka rezervë.

Hera e fundit që ai ishte titullar ishte në janar, në barazimin 1:1 të Liverpoolit me Leicesterit. Që nga atëherë, ai ka luajtur vetëm për 18 minuta në ndeshjen kundër Manchester Unitedit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...