Seksi është kudo përreth nesh. Edhe të famshmit janë njerëz dhe kanë nevojat e njëjta sikurse ne. Të gjithë mund të pajtohemi se seksi vetëm në shtratin e dhomës së gjumit nganjëherë mund të jetë monoton. Prandaj nganjëherë ia vlen të ikësh nga kjo dhomë dhe të bësh seks në publik. Mirëpo duhet pasur kujdes që dikush mos t’ju kapë në vepër. Dhe pikërisht shumë figura janë kapur duke bërë seks në publik, edhe pse kanë menduar se askush nuk i sheh. Ne jua zbulojmë disa prej tyre, transmeton Gazeta “Zëri”.
Drew Barrymore ishte kapur duke bërë seks me Fabricio Moretin në një banjë publike gjatë një opere, kur po interpretohej simfonia “La Boheme”. Duket se atyre kjo u është dukur monotone, prandaj kanë dashur ta ndreqin atmosferën.
Të gjithëve na kujtohet martesa e zjarrtë e Angelina Jolie dhe Billy Bob Thornton. Çifti ishte i papërmbajtshëm dhe ata me krenari kishin deklaruar se gjatë rrugës për në ceremoninë e çmimeve të MTV-së, në vitin 2000, kanë bërë seks në limuzinë. Për fat ata kishin vozitës.
Në kohën e famës së tyre më të madhe Kristen Dunst dhe Jake Gyllanheal ishin një çift i preferuar në Hollivud. Kristen kishte deklaruar se janë kapur duke bërë seks në publik dhe atë disa herë, në veturë, në banjë dhe në plazh.
Derisa ishin të fejuar Miley Cyrus dhe Liam Hamsworth ishin mjaft të zjarrtë. Ata ishin kapur duke bërë seks nën tavolinë gjatë një ndeje të organizuar pas ndarjes së çmimeve “Oskar”.
Më 2010-n aktorja Jada Pinket Smith kishte zbuluar pse ishte vonuar të paraqitej në qilimin e kuq të ceremonisë së çmimeve “Oskar” së bashku me burrin e saj të famshëm Will Smith. Kjo kishte ndodhur pasi ata kishin bërë seks në limuzinën e tyre. Në fund ajo ishte përfunduar pa grim në fytyrë.
Të kapur në aksion gjatë seksit në publik janë edhe aktori Ralf Fines, këngëtari Robbie Williams, aktori Gerard Buttler, Hugh Grant etj./ZËRI



