Mourinho thumbon keq Allegrin

PUBLIKUAR

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka thënë se nuk mund të flas për Paul Pogba, pasi nuk është i njëjtë me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin.

Mediat britanike këto ditë kanë plasuar lajme në lidhje me kalimin e mundshëm të Juan Cuadrado te Juventusit dhe të Paul Pogbas te Chelsea.

“Unë nuk mund të flas për një lojtar të Juventusit”, ka thënë Mourinho para gazetarëve në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër West Bromwich Albion . Unë e di Allegri ka folur gjatë gjithë verës rreth Oscarit dhe Ramiresit (lojtarëve të Chelseas) , por unë nuk e bëjmë këtë”, tha Mou.

Trajneri i Juventusit kishte deklaruar haptazi këtë verë ai do të donte të punonte me një lojtar si Oscar, pasi Zonja e Vjetër është në kërkim të një trekuartisti (mesfushor që luan pas sulmuesve). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...