Atletico dorëzohet për Icardin, mediet italiane zbulojnë klubet e interesuara për ‘rebelin’ e Interit

PUBLIKUAR

Ka zëra se Atletico Madridi nuk është më i interesuar për shërbimet e Mauro Icardit, teksa vetëm Napoli, Juventusi, Manchester Unitedi dhe Real Madridi janë duke synuar transferimin e sulmuesit të Interit.

Edhe pse Icardi është rikthyer në skuadër pas një mungese gjashtë-javore, ai pritet të largohet në fund të sezonit, ndërkaq i është marrë edhe shiriti i kapitenit, shkruan Zëri.

Ka pasur zëra së fundmi se Atletico Madridi është futur në garë për Icardin, teksa klubi madrilen thuhej se kishte kontaktuar gruan dhe agjenten e lojtarit, Wanda Nara.

Image

Por, “Sky Sport Italia” insiston se ky interesim nuk ekziston më nga ana e Atletico Madridit.

Tashmë, Icardi ka një klazuolë lirimi prej 110 milionë euro, por që vlen vetëm për javët e para të korrikut, për klubet jashtë Italisë.

Nga ana tjetër, Manchester Unitedi dhe Real Madridi janë të gatshme ta transferojnë Icardin vetëm nëse Interi pranon ofertat deri në 75 milionë euro./Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...