Costa për kartonin e kuq: I thashë nënës time k*rvë, jo të gjyqtarit

PUBLIKUAR

Diego Costa mund ta humbë të gjithë pjesën e mbetur të këtij sezoni për shkak se mund të ndëshkohet me tetë ndeshje pezullim, si pasojë e ofendimeve që ia bëri gjyqtarit në ndeshjen kundër Barcelonës.

Gjyqtari Jesus Gil Manzano i kishte zbuluar në raportin e tij pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridit fjalët ofenduese që Diego Costa ia kishte thënë atij, pas të cilave sulmuesi spanjoll u përjashtua me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Atletico Madridit u përjashtua pas vetëm gjysmë ore lojë në humbjen 2:0 kundër Barcelonës të shtunën në Camp Nou, pasi e ofendoi gjyqtarin duke mos u pajtuar me një vendim të tij.

“Ta dhj*s atë nënë k**vë, ta dhj*s atë nënë k**vë”, i kishte thënë Costa gjyqtarit, sipas raportit të Gil Manzano.

Gil Manzano shpjegon më tej në raportin e tij se protestat e Costas nuk ishin ndalur as pas kartonit të kuq.

“Pasi u përjashtua, sa ishte akoma në fushë, ai më kapi për dore në mënyrë që të mos më lejonte t’i ndëshkoja bashkëlojtarët e tij me numër 2 dhe 24 respektivisht”, thuhet në raportin e gjyqtarit.

Më vonë, Costa e quajti gjyqtarin “bir k**ve”, para se Gerard Pique t’i mbyllte gojën me dorë dhe ta largonte nga fusha duke i thënë “do të mungosh katër ndeshje si pasojë e kësaj”.

Mirëpo, Atletico Madridi pretendon se raporti i Manzano nuk është plotësisht i saktë. Costa pretendon se gjyqtari e kishte keqkuptuar pasi që ai nuk e kishte ofenduar nënën e tij, por të veten. /Gazeta Express/

Embedded video

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...