Zidane nuk e do Mbappen në Real Madrid

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit nuk dëshiron ta transferojë Kylian Mbappen pasi që beson se ai do ta dëmtonte shumë buxhetin e klubit madrilen.

Don Balon raporton se trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka kërkuar presidentit Florentino Perez të mos tentojë ta blejë bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappen, transmeton Gazeta Express.

Zidane dëshiron ta blejë një numër të madh të lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës dhe ai e di që Mbappe është shumë i shtrenjtë. Nëse “Los Blancos” e transferojnë Mbappen, atëherë ata s’do të kenë buxhet për t’i përforcuar pozitat e tjera të skuadrës.

Në vend të Mbappes, Zidane dëshiron që klubi ta marrë Paul Pogbën ose Eden Hazardin, si dhe Sadio Manen.

Real Madridi besohet se i ka 500 milionë euro në dispozicion për të shpenzuar gjatë verës dhe Zidane pritet t’i shpenzojë të gjitha ato për ta përforcuar skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Hazardi mbetet favorit për t’u bërë pjesë e skuadrës së Zidanit në fund të këtij sezoni, mirëpo më herët është përfolur edhe për një transferim të mundshëm të Neymarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...