Futbollisti Zinho Vanheusden e zhbllokoi rezultatin në ndeshjen mes Standard Liege dhe Club Brugge mbrëmë. Mirëpo, ai nuk mbeti i kënaqur me golin e tij, pasi që e kishte shënuar në portën e gabuar.
Club Brugge e fitoi me rezultat 4:0 ndeshjen kundër Standard Liege, në kuadër të xhiros së tretë të rundit të Kampionatin në Pro Ligën Belge, transmeton Gazeta Express.
Përkundër që rezultati i ndeshjes ishte kaq i thellë, fitorja e Brugge erdhi pjesërisht edhe për shkak të autogolit që Zinho Vandeusden e kishte shënuar në minutën e 22-të të ndeshjes.
Ai kishte tentuar ta largonte topin nga zona e rrezikut, mirëpo pasi që rrëshqiti në fushë, topi përfundoi në rrjetën e portierit të tij.
Vetëm dy minuta më vonë, portieri i Liege pësoi përsëri pasi që Siebe Schijvers e dyfishoi rezultatin. Dy golat e tjerë të ndeshjes i shënuan Emmanuel Bonaventure dhe Wesley Moraes. /Gazeta Express/


