Stoke me Shaqirin synon Evropën

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri është duke u përgatitur për debutimin e tij në Premier Ligë ndaj Norwich Cityt të shtunën, ka njoftuar menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes.

Mesfushori shqiptar është transferimi rekord i klubit anglez dhe javën e kaluar nuk mund të debutonte ndaj Tottenhamit shkaku i një suspendimi në Serie A.

Hughes ka thënë se suspendimi i ka ndihmuar Shaqirit që të stërvitet me skuadrën dhe se me të synon të ngritë nivelin e Stoke Cityt.

“Ai ka qenë shumë i mirë në stërvitje. Ai është përshtatur mirë me grupin dhe është në dijeni se çfarë duam të bëjmë”, ka thënë Hughes.

“Çdo transferim i rrezikshëm dhe ky nuk ka shumë dallim. Ai është rekordi ynë dhe kemi sjellë një lojtar me shumë kualitet. Ai mund të jetë lojtari kryesor për këtë sezon”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...