Presidenti i Barcelonës s’dëshiron të flasë për Griezmannin

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka ndërruar temë diskutimi kur është pyetur për Antoine Griezmannin dhe thashethemet që e lidhin francezin me klubin katalonas, duke u përqendruar në sfidat që e presin klubin.

Përkundër fitores së Barçës 2:0 ndaj Atletico Madridit të shtunën në një takim vendimtar për titull, Bartomeu ka bërë thirrje për qetësi, duke theksuar se klubi ka beteja më të mëdha për t’i fituar këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Barcelona pothuajse e ka siguruar titullin në La Liga, Bartomeu dëshiron që ekipi të vazhdojë me fitore.

“Ndeshja me Manchester Unitedin është e vështirë”, tha Bartomeu në prag të takimit të parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve në Old Trafford të mërkurën.

“Duhet të vazhdojmë me fitore dhe ta zgjasim kënaqësinë deri në fund të sezonit, por Atletico nuk do të na e bëjë lehtë”, shtoi ai.

I pyetur rreth thashetheme që e lidhin sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, me Barçën, gati një vit pasi francezi e refuzoi Barcelonën, Bartomeu nuk deshi të komentojë.

“Jo, në Barcelonë, në këtë fazë të sezonit, ne nuk flasim për futbollistë, sigurisht jo për futbollistë të klubeve të tjera”, theksoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...