Milani është duke synuar ta sjellë Mauricio Pochettinon në San Siro për ta rikthyer klubin në maje të futbollit botëror, sipas Mirror. Në muajt e fundit, për trajnerin argjentinas interesim kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Manchester Unitedi, por të dy këto klube tani kanë emëruar trajnerë të rinj, Zinedine Zidanin dhe Ole Gunnar Solskjaerin, përkatësisht, transmeton Gazeta Express. Por, Milani, i cili është duke luftuar me mish e me shpirt për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mund ta emërojë atë në vend të Gennaro Gattusos. Thuhet se Pochettinos do t’i premtohet një fond masiv për transferimin e lojtarëve të rinj. /Gazeta Express/

PUBLIKUAR

Milani është duke synuar ta sjellë Mauricio Pochettinon në San Siro për ta rikthyer klubin në maje të futbollit botëror, sipas Mirror.

Në muajt e fundit, për trajnerin argjentinas interesim kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Manchester Unitedi, por të dy këto klube tani kanë emëruar trajnerë të rinj, Zinedine Zidanin dhe Ole Gunnar Solskjaerin, përkatësisht, transmeton Gazeta Express.

Por, Milani, i cili është duke luftuar me mish e me shpirt për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, mund ta emërojë atë në vend të Gennaro Gattusos.

Thuhet se Pochettinos do t’i premtohet një fond masiv për transferimin e lojtarëve të rinj. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...