“Jemi penduar të gjithë që jemi larguar nga Barcelona, Neymar më së shumti”

PUBLIKUAR

Ish-lojtari i Barcelonës ka folur për ‘El Larguero’: “Kam folur për Neymarin rreth tri javë më parë, të gjithë ne që jemi larguar nga Barcelona, jemi penduar”.

Adriano Correia ka folur në mikrofonat e ‘El Larguero’ të Cadena SER para ndeshjes të shtunën mes Barcelonës dhe Atlético Madridit, transmeton Gazeta Express.

Lojtari i Besiktasit ka luajtur për disa sezone me Neymarin në Barcelonë.

Ai beson se 27-vjeçari brazilian është penduar shumë që në vitin 2017 vendosi ta lë Barçën për një klub si PSG-ja.

“A mund të kthehet Neymar? Kam folur me Neymarin rreth tri javë më parë, të gjithë ne që jemi larguar nga Barcelona, jemi penduar dhe besoj se ai më së shumti”, tha Adriano.

“Atlético, kampion i La Ligas më 2014? Në vitin 2014 Atlético de Madrid e meritoi titullin”.

“Barça? Barcelona është favorite në të gjitha garat dhe do të kërkojë tripletën”.

“Arritja në Barcelonë, një ndër momentet më të mira në karrierë. Njerëzit më thonë se kam pas karrierë të mirë, e vërteta është që kam qenë i bekuar”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...