Sarri dëshiron ta mbajë Higuainin

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, ka konfirmuar se dëshiron ta mbajë Gonzalo Higuainin, por ‘varet nga klubi dhe Juventusi’.

Higuain iu bashkua Chelseat në formë huazimi nga Juve në afatin kalimtar të janarit dhe edhe pse ka shënuar vetëm tre gola, e ka shndërruar vetën në zgjedhjen e parë në sulmin e “Bluve të Londrës”.

Raportohet se Chelsea mund të mos e blejë përfundimisht argjentinasin dhe për këtë ka folur tashmë edhe Sarri.

“Po, natyrisht, por varet edhe nga klubi, varet edhe nga Juventusi”, u përgjigj Sarri kur u pyet nëse dëshiron ta mbajë 31-vjeçarin.

“Situata e tij nuk është e qartë në këtë moment. Mendoj se ai duhet të përmirësohet fizikisht dhe të ketë kohë për t’u përshtatur në Premierligë. Mendoj se është në gjendje për ta bërë këtë”.

“Ai duhet të përmirësohet fizikisht, mentalisht, por mendoj se do të jetë në gjendje të bëjë mirë për pjesën e mbetur të sezonit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...