“Kam edhe dy vite kontratë, dua ta çoj Milanin në Champions”

PUBLIKUAR

Gattuso nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani. Thotë se ka edhe dy vite kontratë dhe se ëndrra e tij është që të udhëheq skuadrën në Champions League.

Milani nuk di për fitore që tre ndeshje me radhë, duke regjistruar 2 humbje dhe një barazim, për ta rrezikuar kështu pjesëmarrjen në Champions League.

Për këtë është raportuar se Gennaro Gattuso do të lërë vendin për dikë tjetër gjatë verës, por legjenda e Milanit thotë se s’ka ndërmend të largohet.

“E ardhmja? Kam edhe dy vite kontratë me Milanin, nuk e mendoj fare të ardhmen. Mendoj për ndeshjen e radhës, jam te Milani dhe dua ta çoj në Champions”, deklaroi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...