Era Istrefi provokon admiruesit me një foto fort joshëse

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, e ka nisur suksesshëm vitin 2019 me disa projekte muzikore.

Muaj më parë, ajo solli një bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike, këngën “Selfish”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Ndërkohë, e njëjta ka paralajmëruar se më 19 prill do të sjellë duetin më të ri me motrën e saj, Norën, një këngë e cila titullohet “Nuk e di”, përcjell Telegrafi.

Era vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Era ka publikuar për ndjekësit një fotografi mjaft atraktive dhe provokuese.

Ajo ka pozuar si një ‘cowgirl’ me kapele në kokë, ndërsa te pjesa e dekoltesë, ka vënë në pah gjoksin e saj, duke ngacmuar kështu imagjinatën e fansave.

Në anën tjetër, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar.

SHIKO MË SHUMË

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...