Legjenda e Real Madridit tregon çka e dallon Messin me Ronaldon

PUBLIKUAR

Ish-mesfushori legjendar i Real Madridit, Guti, pretendon se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është më i talentuar se Cristiano Ronaldo, mirëpo sulmuesi i Juventusit është më ambicioz se argjentinasi.

Shpeshherë debatohet se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe dy pesë-herë fituesit e Topit të Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë dy ndër emrat më të përmendur në këtë debat, transmeton Gazeta Express.

Messi i Barcelona i ka shënuar 32 gola në La Liga këtë sezon dhe 42 në të gjitha garat, ndërsa Ronaldo i ka 19 gola të shënuara në Serie A e 24 në të gjitha garat për kampionin në fuqi italian.

Kur iu kërkuar të zgjedh mes Messit e Ronaldos, ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, i cili tani është trajner i gjigantit turk Besiktas, tha për Marcan: “Që të dy”.

“Është e vërtetë që së fundi unë postova në llogarinë time në Twitter duke e zgjedhur Messin, por unë i vlerësoj jashtëzakonisht shumë atë që Cristiano e ka bërë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm”.

“Messi ka më shumë talent. Ndërsa, Cristiano është më shumë si golashënues, është më ambicioz dhe është një lojtar që ka arritur deri në këtë pikë vetë. Është e mrekullueshme që në epokën e Messit, ai i ka fituar pesë Topa të Artë”.

Edhe Ronaldo me Juventusit, edhe Messi me Barcelonën janë në rrugë të drejtë për ta fituar titullin e kampionit të ligave vendore. Ndërsa, që të dy klubet janë ende në garë për titullin e kampionit evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...