Festimi i çmendur i Rashicës pas golit të bukur

PUBLIKUAR

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, është në superformë për skuadrën e tij, Werder Bremenin, në kuadër të kupës së Gjermanisë.

Ëerder Bremeni siguroi fitore me rezultat 2:0 dje në ndeshjen kundër Schalkes, në kuadër të çerekfinaleve të kupës së Gjermaninë, DFB Pokal. Kjo fitore bëri që skuadra e Milot Rashicës ta sigurojë një vend në gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.

Ishte pikërisht Rashica futbollisti që e kaloi në epërsi skuadrën e tij, duke e shënuar një gol të bukur nga largësia në minutën e 65-të të ndeshjes. Ky gol e gëzoi kosovarin shumë dhe kjo u dëshmua përmes festimit të tij.

Në minutën e 72-të të ndeshjes, Davy Klaassen e shënoi edhe golin e dytë në këtë ndeshje, duke ia siguruar Bremenit fitoren dhe vendin në gjysmëfinale.

Rashica u shpall lojtari i ndeshjes dhe ai e mori notën më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushë edhe nga SofaScore, që e vlerësoi atë me notën 8.1.

Anësori i Kosovës ka qenë në superformë gjatë kohës së fundit për klubin gjerman. Në vetëm 11 ndeshjet e fundit, ai i ka shënuar nëntë gola dhe e ka asistuar një tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...