Suarez, legjendë në La Liga

PUBLIKUAR

Goli i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Villarrealit i dha më shumë se vetëm një pikë Barcelonës, pasi që ai gol do të thotë që Luis Saurez shkruhet në histori të La Ligës.

Me golin e shënuar në Estadio de la Ceramica, Luis Suarezi e barazoi rekordin e Diego Forlanit, si golashënuesi më i mirë uruguaian në ligën spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Suarezi e shënoi mbrëmë golin e 128-të në La Liga. Këtë shifër ai e arriti në 160 ndeshje, 80 më pak sesa që i ishin nevojitur Forlanit.

Që kur u transferua në Camp Nou në vitin 2014, Suarezi e ngriti standardin edhe më shumë për futbollistët e tjerë uruguaian. Me rekordin e tij të ri, çdo bashkëkombës i tij që do të luajë në Spanjë gjatë karrierës do të krahasohet me yllin e Barcelonës.

Pasi që kontrata e tij nuk përfundon deri në vitin 2021, Suarezi ka kohë për të shtuar edhe më shumë gola në rekordin e tij mbresëlënës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...