Reagimi qesharak i Guardiolës ndaj fitores dramatike të Liverpoolit ndaj Tottenhamit

PUBLIKUAR

Pep Guardiola e ka pranuar se kishte sharë në momentin kur Liverpooli kishte siguruar fitore dramatike në ndeshjen kundër Tottenhamin, mirëpo shtoi se është duke e shijuar “sfidën e tmerrshme” e garës për titullin e Premierligës.

Skuadra e Jurgen Kloppit kaloi dy pikë para Manchester Cityt në kreun e tabelës së Premierligës, pas autogolit të Toby Alderweireldit në minutën e 90-të të fitores 2:1 kundër Tottenhamit në Anfield, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Manchester City e ka zhvilluar një ndeshje më pak këtë sezon dhe mund ta kthejë epërsinë prej një pike nëse fiton sonte kundër Cardiff Cityt. Pas kësaj ndeshjeje, që të dy klubet do t’i kenë vetëm edhe gjashtë lojë deri në fund të sezonit.

“Kur i sheh ata duke shënuar, thua: “Ah, u bë m*t!”, por pas pesë apo dhjetë minutash mendon: “Mirë”. Është një sfidë e tmerrshme, por askush nuk ka kishte premtuar se do ta kishim të lehtë”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Askush nuk na premtoi një gjë të tillë. Unë e dija që do të ishte vështirë, ne e dimë. Është sfidë më e mirë. Do të jetë e mrekullueshme që ne do të jetojmë kundër një ekipi të mrekullueshëm, të luftojmë kundër tyre”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...