Sulmuesi spanjoll, Fernando Llorente, i ka ditët e numëruara në Juventus pasi që shumë shpejtë do të bëhet me skuadër të re.
Sipas “Diariodesevilla.es”, Sevilla ka arritur marrëveshje me klubin italian për transferimin e Llorentes, madje thuhet që njoftimi zyrtar mund të publikohet sot.
Vlera e paguar për lojtarin pritet të jetë nga 10 deri në 12 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Llorente largohet nga Juventusi pasi që kampioni italian transferoi Mario Mandzukicin, i cili është opsioni i parë për trajnerin Massimiliano Allegri. /Telegrafi/


