“Griezmann 100% do të qëndrojë në Atletico”

PUBLIKUAR

Antoine Griezmann nuk do të transferohet në Barcelonë, ai do të vazhdojë ta veshë fanellën e Atletico Madridit, gjithmonë sipas Enrique Cerezos.

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, ishte afër kalimit në Barcelonë verën e kaluar, por konfirmoi qëndrimin në kryeqytetin e Spanjës përmes një dokumentari pak ditë para startit të Kupës së Botës “Rusia 2018”, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, sezoni jo i mirë që po kalon me Atleticon, vetëm 12 gola në Ligë në 29 paraqitje dhe mbetja jashtë çdo gare për titull – ka rikthyer edhe njëherë thashethemet për një kalim të mundshëm të francezit në “Camp Nou”.

Por, gjithçka ka hedhur poshtë numri një i klubit madrilen, Enrique Cerezo, i cili ka përsëritur se Griezmann nuk do të largohet nga Atletico.

“Griezmann nuk do të largohet”, tha numri një i Atleticos për RTVE.

Gazetari insistoi dhe e pyeti përsëri, ‘Griezmann është i sigurt, ju gjithashtu jeni 100% të sigurt? Cerezo ia ktheu: “Antoine do të qëndrojë në Atleti, të jeni të sigurt”.

Por, nëse arrin në klub shifra e klauzolës prej 120 milionë eurove, Cerezo s’do të ketë zgjidhje tjetër veçse ta lë të largohet 28-vjeçarin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...