Zidane tregon pse e vendosi titullar djalin e vet para Courtois dhe Navas

PUBLIKUAR

Pasi i habiti shumë persona duke i vendosur djalin e vet, Luca, në formacionin startues kundër Huescas të dielën mbrëma, trajneri i real Madridit Zinedine Zidane ka këmbëngulur se ai cilësi për atë rol.

Edhe pse portieri i ri i pranoi dy gola, ato nuk ishin të mjaftueshme për skuadrën e fundit në La Liga të triumfoi, pasi Reali fitoi 3:2 falë një goli të vonshëm të Karim Benzemas, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Zidane këmbënguli se Luca e kishte merituar vendin si titullar në portën e Los Blancos dhe tha se është i kënaqur me paraqitjen e tij.

“Jam i lumtur për të sepse ishte debutimi i tij në Bernabeu, por Luca është i fortë për të qenë portieri i tretë”, tha Zidane.

“Thibaut nuk ishte i gatshëm, ndërsa Keylor Navasin deshëm ta pushonim pasi ka luajtur me Kombëtaren e tij”, shtoi ai.

“Luca ka qenë në kategoritë e ulëta të Real Madridit për 16 vite, por ai ka cilësi dhe personalitet”, theksoi Zizu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...