Ish-sulmuesi i Argjentinës, Martin Palermo, e ka mbrojtur Lionel Messin nga kritikat e shumta dhe i ka bërë thirrje vendit të tij ta përkrahë magjistarin e Barcelonës.
Messi luajti së fundmi për ekipin e tij kombëtar në humbjen ndaj Venezuelës, pas të cilës tha se do ta bëjë të pamundurën për të fituar diçka për Argjentinën, transmeton Gazeta Express.
Palermo ka luajtur së bashku me Messin për Argjentinën dhe ndien se ka ardhur koha që vendi ta përkrahë yllin e Barcelonës.
“Shihet qartë se ai është i zemëruar dhe tërbuar nga komentet e bëra për të, prandaj duhet të tregojmë pak respekt”, tha Palermo.
Messi do të përpiqet ta fitojë trofeun e parë me Argjentinën në qershor në Kupën e Amerikës, që do të mbahet në Brazil.


