Inter është mposhtur 1-0 nga Lazio në Serie A në “Giuseppe Meazza” dhe gishti është drejtuar ka Spalletti.
Trajneri la jashtë ekipit sulmuesin e rikthyer, Mauri Icardi, dhe u pa qartë se skuadra kishte nevojë për argjentinasin në minutat e fundit të takimit, pasi mungoi edhe Lautaro Martinez.
Megjithatë, trajneri zikaltër nuk mendon kështu, madje përmendi edhe Lionel Messin e barcelonës.
“Icardi? Negociatat janë të turpshme për tifozët e Inter dhe për ata që e duan këtë klub. Ata duhet ta lusin dikë për të veshur fanellën e ekipit. Kjo është e turpshme”, shtoi ai.
“Icardi duhet të qëndrojë një ndeshje jashtë. Nëse vazhdon të sillet siç është sjellë kohët e fundit, atëherë mund të fillojë të rikthehet në skuadër. Njerëzit thonë se humbëm ndeshjen sepse nuk ishte Icardi, por kemi humbur ndeshje edhe me të në fushë. Messi bën diferencën, jo Icardi, me gjithë respektin që kam për të”, shtoi ai mes tjerash.
“Humbja ndaj Lazios? Është një humbje e rëndë ndaj një rivali direkt”.


