Zidane nuk ofron garanci për Bale, thotë se për të ardhmen e tij vendos në verë

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane ka thënë se e ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid do të vendosët në përfundim të këtij sezoni.

Zidane nuk ka ofruar asnjë garanci se Bale do të mbetet në Madrid, por theksoi se me gjasë ai do ta luajë rol kyç në dhjetë ndeshjet e fundit të klubit këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

“Gareth është pjesëtar i rëndësishëm i skuadrës”, tha Zidane para ndeshjes kundër Huescas të dielën në La Liga.

“Ne e dimë çfarë ka bërë ai këtu, madje edhe në finale të Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.

“Askush nuk mund t’ia marrë atë që e ka bërë ai. Ne e dimë që ai mund t’i sjellë shumë skuadrës dhe do të llogarisim në të. Do t’i luajmë këto 10 ndeshje dhe më pas shohim”, theksoi francezi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...