Trajneri i Espanyolit: Ju këshilloj ta shijoni Messin

PUBLIKUAR

Trajneri i Espanyolit, Rubi ka këshilluar se Lionel Messin duhet shijuar derisa ai vazhdon të luajë, pasi ishte dëshmitar i magjisë së argjentinasit në triumfin e Barcelonës ndaj skuadrës që drejton ai.

Vizitorët bënë punë të mirë për ta mbajtur argjentinasin dhe bashkëlojtarët e tij në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, në minutën e 71-të, Lionel Messi theu akullin duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, para se ta dyfishonte epërsinë e Barçës në minutën e fundit të takimit.

“Ju këshilloj ta shijoni Messin derisa vazhdon të luajë”, tha Rubi pas ndeshjes.

“Ai është lojtar shumë i veçantë dhe, kur nuk luan, mund ta vëresh lehtë. Isha me fat ta shikoja atë si trajner për një vit”, shtoi ai duke iu referuar ditëve sa ishte ndihmës i Tito Vilanovas në Barçë.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...