Milani merr vendim për Gattuson pas humbjen me Sampdorian

PUBLIKUAR

Drejtori i Milanit, Leonardo ka thënë se asnjëherë nuk e kanë menduar shkarkimin e Gennaro Gattuso, duke këmbëngulur se dy muaj janë të gjatë për përcaktimin e kampionatit dhe se e ardhja e tij nuk është prioritet.

Braziliani Leonardo foli për media pas humbjes 1:0 të Milanit ndaj Sampdorias, e cila është humbja e dytë radhazi në Serie A, transmeton Gazeta Express.

“Duhet të piqemi dhe të merremi me këtë moment të vështirë, ta tejkalojmë atë dhe ta arrijmë synimin tonë; kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, tha Leonardo për Sky Sport Italia.

Gattuso i bëri disa komente gjatë konferencës për media pas lojës, duke habitur shumë persona kur tha se do ta thoshte atë që e mendon pas dy muajve, kur të mbaron sezoni.

“Gattuso ka kontratë me Milanin, të cilën ne kurrë nuk e diskutojmë. Gjithmonë kemi qenë të qartë. E ardhmja e tij nuk është prioritet dhe u befasova kur gazetarët e pyeten për të”, këmbënguli Leonardo./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...