“Interi do ta blejë Griezmannin”

PUBLIKUAR

Forlan mendon se nëse Icardi shitet, Griezmann mund të përfundojë te Interi.

Ish-sulmuesi i Interit, Diego Forlan, ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian “më kanë treguar” se ata do të nënshkruajnë me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, nëse Mauro Icardi largohet gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Forlan, që ka luajtur edhe për Interin e edhe për Atleticon, beson se dy klubet mund të përfshihen në transferimin më të madh të verës.

“Nëse [Griezmann] qëndron te Atletico Madrid ai do të bëhet legjendë, por Interi do ta blejë atë menjëherë nëse Icardi shitet”, tha 39-vjeçari për “ESPN”.

“Klubi më ka treguar për këtë”.

E ardhmja e Icardit mbetet ende në dyshim pas përplasjeve me klubin dhe trajnerin për heqjen e shiritit të kapitenit, derisa edhe Griezmann mund të ndërrojë mendje dhe të kërkojë një klub të ri pas dështimit të Atleticos këtë sezon, ani pse kishte thënë vitin e kaluar se dëshiron të shkruajë histori me klubin madrilen dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve, i cili madje refuzoi edhe Barcelonën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...