Mesazhi i Makeleles për Ronaldinhon: Do të të bëj për spital

PUBLIKUAR

Gjatë kohës së tij në Chelsea, Claude Makelele, ishte përballur me Ronaldindon e Barcelonës.

Ronaldinho ishte paralajmëruar se do të bëhej për spital. Këtë gjë, ish-futbollisti i Real Madridit, Claude Makelele e kishte bërë me qëllim për ta frikësuar brazilianin, transmeton Gazeta Expresss.

Sa ishte lojtar i Chelseat, francezi ishte përballur me Ronaldinhon që ishte në kulmin e karrierës së vet. Ai e ka kujtuar se kishte bërë gjithçka për ta mposhtur brazilianin si në aspektin, ashtu edhe në atë mendor.

Makelele e ka dhënë një intervistë për William Gallas, në emisionin “Transversales” në RMC Sport. Në këtë intervistë, francezi e kujtoi karrierën e tij si futbollist profesionist.

“Në një pikë të ndeshjes, unë shkova te Ronaldinho dhe i thashë: “Të bie më mirë të tregohesh i sjellshëm me mua sa i përket driblimeve tua sepse nëse do të bësh ndonjë trik të llojit të PlayStation… Do të të bëj për spital”, u shpreh Makelele.

“A e dini çfarë bëri ai? Më kërkoi falje”.

Gjatë karrierës 17-vjeçare të Ronaldinhos, shumë nga mbrojtësit më të mirë të botës ishin bërë viktima të këtyre driblimeve, për shkak të teknikës së jashtëzakonshme të brazilianit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...