Figo: Ramosi e meriton Topin e Artë

PUBLIKUAR

Luka Modrici e mori në shtëpi Topin e Artë të vitit 2018 pasi e ndihmoi Kroacinë të arrijë deri në finale të Kupës së Botës, mirëpo Luis Figo beson se edhe Sergio Ramosi e meriton ta fitojë këtë çmim.

Qendërmbrojtësi Sergio Ramosi ishte kapiten i Real Madridit në triumfin e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, ai ishte edhe pjesë e rrugëtimit zhgënjyes të Spanjës në Kupën e Botës, transmeton Gazeta Express.

Ish-ylli i “Los Blancos”, Luis Figo, beson se edhe mbrojtësi spanjoll e meriton ta fitojë këtë çmim, por mendon se mbrojtësit duhet të bëjnë më shumë për t’u konsideruar kandidatë serioz për Topin e Artë.

“Është e qartë që Sergio Ramosi e meriton ta fitojë Topin e Artë”, ka thënë Figo në një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Kur je mbrojtës, është pak a shumë e njëjtë si të jesh portier… është shumë më e vështirë ta fitosh këtë çmim, por Cannavaro e arriti këtë qëllim”.

“Varet nga momenti, nga vitit, por nëse çmimi ndahet vetëm në bazë të cilësisë, është e qartë që Ramosi duhet ta fitojë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...