Gabimi i madh i Mustafit që rezultoi me gol kundër Arsenalit

PUBLIKUAR

Unai Emery mund të ketë mbetur i habitur pas gabimit që e bëri Shkodran Mustafi në ndeshjen miqësore kundër Al-Nasr.

Arsenali udhëtoi për në Dubai të martën, për një ndeshje miqësore kundër Al-Nasr, mirëpo qendërmbrojtësi 26-vjeçar, Shkodran Mustafi, e mori pjesën më të madhe të vëmendjes gjatë ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Kjo pasi që një gabim që ai e bëri në mbrojtje e lejoi klubin arab ta shënonte golin e parë të ndeshjes.

Mbrojtësi i Arsenalit tentoi t’ia mbyllte hapësirën për goditje Ronnie Fernandezit dhe u rrëzua në tokë lehtësisht. Por, Fernandez e pati mundësinë ta kontrollonte topin dhe e shënoi një super gol, që e la edhe Bernd Lenon të shtangur.

Megjithatë, skuadra e Unai Emeryt arriti ta përmbysë rezultatin dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 3:1.

Carl Jenkinson e barazoi rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa Alexandre Lacazette dhe Tyreeve John-Jules e dërguan rezultat në 3:1 për Topçinjtë. Golin për 3:2 e shënoi Jalal, nga pika e penalltisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...